Vajza e dyshes së njohur shpallet “Ambasadore Nderi”, bën krenar prindërit e saj (FOTO)

  • 20 March 2018 - 19:30
Vajza e dyshes së njohur shpallet “Ambasadore Nderi”, bën krenar prindërit e saj (FOTO)

Tara është vajza e këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi dhe për të duket se sukseset nuk kanë të ndalur. Pak kohë më parë ajo u bë imazhi i reklamës ndërkombëtare të telefonave ‘Huawei’, ndërsa sot ajo është shpallur ‘Ambasadore Nderi’, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit oral. Pas kësaj vogëlushja ia ka dalë të bëjë krenarë prindërit e saj të cilët kanë ndarë me miqtë e tyre në ‘Instagram’, emocionet e papërshkrueshme.

Nëna e saj Teuta shkruan: ”Tara, “Ambasadore Nderi”. Çdo ditë më bën nënën më krenare ne botë. Tara ime e mirë dhe e mbarë, Zoti te ruajt e të bekoftë me shëndet, dashuri, suksese të shumta dhe mbarësi. Të paça gjithmonë. Të do mami pa kufi, Ambasadorja ime”.

Ndërsa Blero e ka përshkruar të gjithë këtë vetëm me një fjalën të shkruar me germa kapitale, ”Krenar”.

Kujtojmë se Blero dhe Teuta kanë vite që janë ndarë. Tani Teuta është e martuar me trajnerin e fitnesit, Adonis Morinën ndërsa Blero është fejuar me modelen, Afrona Dika. 

Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)