Lidhja shpirtërore

  • 21 March 2018 - 10:21
Lidhja shpirtërore

Angelina Jolie ka treguar tatuazhin e saj për të cilin thuhet se 'lidh shpirtërisht' atë me bashkëshortin e saj, tashmë të ndarë, Brad Pitt, në një fushatë të re për parfumin. Aktorja e bukur 42 vjeçe mund të shihet në një palë foto të reja për aromën e re "Mon Guerlain", për shtëpinë franceze të modës, ku në shpinën e saj duken tatuazhet. Derisa ajo është në pushim, duke filmuar filmin e saj "First They Killed My Father" në Kamboxha, në shkurt të vitit 2016, Angelina kishte bërë tatuazhin nga Ajarn Noo Kanpai. Po ashtu, thuhet se edhe Pitt, tashmë 54 vjeç, në anën e majtë të stomakut kishte bërë një tatuazh, që simbolikisht i lidh ata shpirtërisht si burrë e grua".

(Kosova Sot)