E PAAFTA

  • 21 March 2018 - 11:29
E PAAFTA

Margot Robbie tregon se sa të vështirë e ka të flasë me mbajtëset në dhëmbë

Ajo është një nga aktoret më të njohura, e lindur në Australi, e cila gjithmonë duket bukur dhe e freskët, e qetë dhe e zonja në ekran dhe në tepihun e kuq. Por, Margot Robbie, 27 vjeçe, e ka përshkruar veten e saj si një person 'të paaftë', pasi që ka bërë me dije se edhe sot e kësaj dite ajo mban mbajtëse dentale për dhëmbët. Duke folur me Kyle dhe Jackie O, Margot e ka bërë këtë rrë- fim derisa po diskutonte për filmin e saj të fundit "Peter Rabbit". Kur ishte pyetur se a e kishte të vështirë derisa kishte huazuar zërin për "Flopsy", ajo kishte thënë se e kishte të vështirë të fliste.

(Kosova Sot)