Vedat Ademi shumë i mirë jo vetëm për t’u dëgjuar por edhe për t’u parë, shihni sa shumë ka ndryshuar këngëtari

  • 21 March 2018 - 13:42
Vedat Ademi shumë i mirë jo vetëm për t’u dëgjuar por edhe për t’u parë, shihni sa shumë ka ndryshuar këngëtari

Këngëtari shqiptar, Vedat Ademi, ka pësuar një ndryshim drastik në pamjen e tij që nga koha e daljeve të para televizive. Fillimisht Vedati ishte djali me disa kilogramë më shumë, me zërin fantastik i cili rrëmbente vazhdimisht çmime dhe pëlqehej shumë nga publiku

Ndërkohë, me kalimin e viteve, artisti filloi të transformohej dhe gjithçka nisi me humbjen e peshës, stërvitjen e vazhdueshme dhe më vonë me ndryshimin e stilit të veshjes. Edhe pse vitet kalojnë dhe është bërë baba i dy fëmijëve, ai duket shumë herë më i ri sesa në daljet e tij të para.

Ndryshimi vazhdoi të shfaqej edhe më tej, pasi këngëtari përveçse humbi peshë, i kushton rëndësi muskujve dhe tonifikimit të trupit

Ndërkohë që së fundmi Ademi pritet të vijë me një set të ri fotografik, ku nga materialet e publikuara prej tij në rrjetet sociale duket se do e shohim më ndryshe se kurrë, madje me kostum jeshil dhe shumë stil.

Prej disa kohësh këngëtari është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në Amerikë ku edhe po vazhdon karrierën muzikore

Image
Image
Image