Çfarë po ndodh me Danjelin dhe Fotininë? Fituesi i ‘Big Brother 9’ reagon për herë të parë mbi thashethemet për ndarjen

  • 21 March 2018 - 18:36
Çfarë po ndodh me Danjelin dhe Fotininë? Fituesi i ‘Big Brother 9’ reagon për herë të parë mbi thashethemet për ndarjen

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi mbi një ndarje të mundshme të çiftit më të njohur të ‘Big Brother’, Danjel dhe Fotini. Shkak për këtë lajm u bë mbyllja e ‘Instagram’-it të përbashkët të çiftit.

Në një prononcim ekskluziv për Revistawho.com, Danjeli tregon si qëndron e vërteta. “Nuk jemi ndarë. ‘Instagram’-in e kemi mbyllur pa ndonjë arsye të veçantë thjesht ashtu donim. Ndoshta mund ta rihapim përsëri”, -ka thënë Danjeli. Gjërat mes çiftit më të diskutuar duket se janë në rregull dhe këtë e vërtetojnë vetë ata.

Image