Dua tregon dhëmbët

  • 22 March 2018 - 08:10
Dua tregon dhëmbët

Këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka goditur fort nikoqirin e shfaqjes "Today", Richard Wilkins, për gazetarizëm të dobët.

Këngëtarja 22 vjeçe, krijuesja e hitit "New Rules", të mërkurën ka hedhur në "Twitter" një postim, duke e akuzuar gazetarin se nuk i ka kontrolluar mirë faktet e tij. Richard ka thënë se Dua ishte shfaqur te emisioni i Jimmy Kimmel-it, përkundër se ka anuluar koncertet e saj me Bruno Mars, derisa Dua ishte në shtrat duke pushuar. Dua me këtë rast kishte shprehur mllefin në "Twitter", duke shkruar përkrah një fotos të postuar pa grim dhe në shtrat: 'ichardWilkins, nëse do të ishe gazetar i mirë, do të bëje një hulumtim të mirë në vend se të flasësh nga b..tha jote".

(Kosova Sot)