“Kur bënim sikur nuk njiheshim”, Miriami kujton momentin kur intervistoi Albanin vite më parë (VIDEO)

  • 22 March 2018 - 09:42
“Kur bënim sikur nuk njiheshim”, Miriami kujton momentin kur intervistoi Albanin vite më parë (VIDEO)

Albani Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër ata çifte të rrallë të cilët i kanë rezistuar viteve. Së bashku me vogëlushen e tyre Ameli ata janë imazhi perfekt i familjes.

Ditën e sotme Miriami është kthyer pas në kohë duke publikuar një momente të veçantë nga historia e dashurisë së tyre. Para 10 vitesh kur Miriami vazhdonte karrierën e saj në Gjermani ishte moderatore e një emisioni. Në një nga puntatat e saj ajo ka ftuar Albanin. Aso kohe dyshja nuk e kishin pranuar lidhjen e tyre prandaj në daljet e tyre publike ishin të detyruar të bënin sikur nuk njiheshin.

“Kur bënim sikur nuk njiheshim…10 vite më parë në emisionin tim “E Clips New Talent Show”, ka shkruar Miriami. 

 

(Kosova Sot)