Kim Kardashian si të gjitha nënat, shkon në dyqanin e lodrave për fëmijët e saj (FOTO)

  • 22 March 2018 - 13:44
Kim Kardashian si të gjitha nënat, shkon në dyqanin e lodrave për fëmijët e saj (FOTO)

Kim Kardashian ia ka dalë mbanë që në çdo dalje të saj publike të shfaqet në super formë, por njëkohësisht të jetë edhe një nënë e kujdesshme për tre fëmijët e saj. Pas ardhjes në jetë të vajzës së vogël Chicago, ajo vendosi si prioritet kryesor në jetë fëmijët e saj.

Së fundmi, Kim është parë në një dyqan lodrash në Los Angeles për t’i kënaqur të vegjlit e saj me dhurata. Por pavarësisht kësaj ajo nuk harron që të tregojë kujdes shumë të madh për veten e saj dhe sidomos për pamjen e jashtme. E fotografuar nga paparazzi, Kim është parë e veshur me një palë streçe të zeza dhe me një bluzë që i shkonte pas trupit dhe që i nxirrnin në pah të gjitha format trupore. Vërtet është një mami i tre fëmijëve, por sa herë shfaqet, të gjithë sytë janë tek ajo. 

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)