Rita Ora sërish në Kosovë?

  • 22 March 2018 - 22:35
Rita Ora sërish në Kosovë?

Ajo udhëton në të gjithë botën për shkak të koncerteve, por sërish duket se vendi i saj i preferuar është Kosova.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora në rrjetin social “Instagram” ka publikuar disa foto të saj në bordin e një avioni, me të cilin është nisur drejt Kosovës.

Krah fotove të publikuara Rita u premton fansave surpriza të mëdha, të cilat do ti zbulojë këtë të shtunë.

I vetmi detaj që këngëtarja ka zbuluar është se po udhëton drejt Kosovës, por arsyen nuk e ka zbuluar.

(Kosova Sot)