Grimi, çfarë është ai?

  • 24 March 2018 - 09:56
Grimi, çfarë është ai?
Bella Hadid ka rrëfyer se nuk e kishte idenë se çfarë ishte grimi derisa ishte bërë një supermodele. Modelja 21 vjeçe ka folur për "Into The Gloss", se si pëlqen buzëkuqin e thjeshtë me një maskarë të përditshme për një dukje të përditshme, përkundër se është modele dhe se i duhet të mbajë grim përherë, ajo në fakt nuk pëlqen ta aplikojë grimin çdo ditë. Në një video që zgjat dy minuta, fytyra e "Dior Beauty" ka folur bashkë me artistin e saj të grimit për një kohë të gjatë Peter Phillips rreth mënyrës më të mirë për ta aplikuar eyeliner-in, si ta përziejë grimin si duhet dhe cila është dukja e saj e preferuar që e kishte aplikuar. Bella po ashtu e ka pranuar se grimin e vë kur punon, e kur nuk punon, pëlqen të jetë pa grim, krejt natyrale.