Fansat e pyesin si sillet Elgiti me të, shihni përgjigjen e Klea Hutës

  • 24 March 2018 - 16:29
Fansat e pyesin si sillet Elgiti me të, shihni përgjigjen e Klea Hutës

Aktorja dhe prezantuesja Klea Huta prej disa kohësh është në një lidhje me kantautorin Elgit Doda. Në media është përfolur gjatë për një raport të mundshëm midis të dy artistëve deri ditën që ata vendosën të zbulonin diçka nga raporti i tyre nëpërmjet fotove në rrjetet sociale.

Sot Klea ka vendosur të publikojë në “Instagram” një foto të komunikimit që ajo ka patur me fansa të saj në një program të quajtur “Sarahah” ku persona të panjohur i kanë bërë pyetje dhe bukuroshja u është përgjigjur.  Pyetjes së njërit prej tyre sesi sillet Elgiti me të, Klea i është përgjigjur: “Mos e ki merak fare”.

Image

 

Ndërkohë që shumë pyetjeve të tjera që kanë qenë po në raport me të dashurin e saj, aktorja ka preferuar të mos u kthejë përgjigje.

Image

 

Klea ka pranuar se së shejti do të vijë me disa produksione muzikore ku njëra prej tyre do të jetë dedikim për Elgit Dodën. Jemi gjithë sy e vesh deri ditën që kënga të lançohet.

(Kosova Sot)