Bebe Rexha i çudit të gjithë, kështu heq emocionet para se të dalë në skenë (Video)

  • 24 March 2018 - 16:48
Bebe Rexha i çudit të gjithë, kështu heq emocionet para se të dalë në skenë (Video)

Pavarësisht se kanë shumë vite në skenë, për një artistë çdo përballje me publikun është njëlloj si në ditën e parë. Për të dhënë maksimumin në skenë duhet të “zhvishesh” nga çdo emocion. Pikërisht të njëjtën gjë bën dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Por ndryshe nga gjithë të tjerët ajo ka një mënyrë shumë të çuditshme relaksi. Në ‘Instagram’-in e saj Bebe ka postuar një video ku shihet duke tundur gjithë trupin për të larguar çdo emocion negativ. “Njerëzit gjithmonë më pyesin çfarë bëj unë përpara se të dalë në skenë. Epo ja çfarë bëj unë. Me të vërtetë…”, – ka shkruar ajo. Së fundmi Bebe ka filluar koncerte në disa vende të ndryshme të botës. 

(Kosova Sot)