Zbulohet ftesa elegante për dasmën mbretërore

  • 24 March 2018 - 18:14
Zbulohet ftesa elegante për dasmën mbretërore

Tani më e gjithë bota e di që data për dasmën e Princit Harry me aktoren amerikane Meghan është me 19 maj, ndërsa tani ftesat për 600 mysafirë janë shtypur dhe shpërndarë. Fotografia e ftesave është bërë publike, ku mund të shihet se janë shumë klasike.

Me shumë elegancë, të shkruar me ngjyrë të zezë dhe stemën mbretërore, theksohet fakti se meshkujt duhet të vishën me kostume elegante, ndërsa femrat me fustane elegante dhe detyrimisht të kenë kapela.

Dasma e Princit dhe Meghan do të mbahet në Faltoren Shën George,në Kështjellën e Windsor, pas të cilës të ftuarit do të shkojnë në një darkë zyrtare. Mirëpo në festën e organizuar në mbrëmje janë të ftuar vetëm 200 persona.

Për tortën mbretërore është bërë e ditur se do të kujdeset Claire Ptak, thuhet se torta është e inspiruar nga stina e pranverës, por që asnjë detaj nuk është bërë publik deri më tani.

Image

 

(Kosova Sot)