Blerim Destani feston ditëlindjen, sapo na tregoi moshën e tij…

  • 13 April 2018 - 18:03
Blerim Destani feston ditëlindjen, sapo na tregoi moshën e tij…

Blerim Destani, aktori shqiptar me një karrierë ndërkombëtare, ka festuar dje ditëlindjen e tij. Një nga surprizat më të veçanta ka qenë ajo që mori nga kolegët në sheshxhirim. “Skuadra më e mirë”, -ka qenë ajo çka ka shkruar aktori në foton e publikuar me një ëmbëlsirë në dorë. Mesa duket festimet e ditëlindjes për Blerimin nuk kanë qenë të ndara nga dita e punës.


Shumë nga ju ndoshta nuk do ta besojnë, por Blerim Destani ka festuar ditëlindjen e 37-të. Një gjë është e sigurt, fiziku i tij nuk e tregon fare moshën.