Ribashkimi - VIP - Kosova Sot
Ribashkimi

Ribashkimi

Kim Kardashian ribashkohet me miqtë e klasës së mesme, pas dy dekadash

Ajo është ribashkuar me shokët dhe shoqet e klasës së saj, të cilët me gjasë një pjesë më të madhe të tyre nuk i ka parë për rreth dy dekada. Mu për këtë arsye, nuk ishte befasi që bukuroshja Kim Kardashian kishte vendosur që miqve të vjetër t'u ofrojë një dukje që për kohë të gjatë do ta mbajnë në mendje. Bukuroshja e spektakleve 37 vjeçe kishte vu në qendër të vëmendjes dekoltenë dhe këmbët e saj, derisa kishte arritur për njëzetvjetorin e ribashkimit të saj me miqtë nga shkolla e mesme. Ajo u duk absolutisht mahnitëse me një bluzë/fustan të bardhë, derisa kishte arritur te "Toscana" në Brentud. Veshjen e saj e kishte përcjellë me një palë taka, derisa për aksesorë kishte një çantë të vogël që po e mbante për një lidhëse.

(Kosova Sot)

11 orë e 49 minuta më parë
22/07/18