“A janë këmbët e tua?”, modelja shqiptare ngre dyshime me foton e fundit

  • 19 April 2018 - 12:20
“A janë këmbët e tua?”, modelja shqiptare ngre dyshime me foton e fundit

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ka publikuar një foto nga seti i fundit fotografik i bërë në plazh.

Në çdo dalje të saj publike, ajo spikat gjithnjë për elegancën që ka, por fotoja e fundit i ka bërë fansat të dyshojnë nëse ka bërë apo jo ndërhyrje me “Photoshop”.

Si çdo foto profesionale që punohet në “Photoshop”, edhe ajo e Angela Martinit nuk bën përjashtim, por këmbët e saj të drejta dhe të lëmuara duken të pabesueshme.

“A janë këmbët e tua?”, i shkruan një fans. Ndërkohë shumica e komenteve janë mjaft pozitive dhe komplimentuese për figurën dhe linjat perfekte që ka Angela Martini.

(Kosova Sot)

Image