Nuk është shtatzënë

  • 19 April 2018 - 17:16
Nuk është shtatzënë

Emily Ratajkowski hesht thashethemet për shtatzëninë Emily Ratajkowski ka mbyllur secilën thashetheme rreth shtatzënisë në premierën e filmit të saj të ri "I Feel Pretty", pasi që në muajin shkurt është martuar me producentin Sebastian BearMcClardy, e veshur me një fustan me detaje të ekspozuara që ia kishin treguar linjat e saj të hatashme në mbrëmjen e mbajtur në Uestvud, Kaliforni. Emily, 26 vjeçe, përmes një postimi në "Instagram" u ishte përgjigjur fjalëve, derisa më pas po qëndronte në një pemë me mbishkrimin 'Vjelim pemë'. Për "USA Today" ajo ka shkruar, 'Nuk po mendoja për këtë kur e kam postuar. Kjo vërtet është e ëmbël që njerëzit ishin aq të eksituar. Nuk jam shtatzënë'. Modelja, që famën e gjeti në videon muzikore të Robin Thicke-s më 2013, kishte veshur një fustan me ngjyrë të zezë me mëngë të gjata, me një të prerë të madhe në bel.

(Kosova Sot)