Eni Koçi nuk njihet më me disa kilogramë më pak

  • 19 April 2018 - 12:16
Eni Koçi nuk njihet më me disa kilogramë më pak

Eni Koçi është një prej personazheve më të komentuar të showbizit shqiptar dhe këngët e saj pëlqehen nga kushdo.

Këngëtarja e njohur ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin social “Instagram”, ku publikon vazhdimisht foto dhe video duke ndarë me fansat përditshmërinë e saj.

Por së fundmi Eni ka publikuar në “Instastorie” një video nga palestra, ku e shohim se po stërvitet e kujdeset për linjat e saj trupore.

Ajo ka treguar se ka humbur disa kilogramë dhe se duket se ndihet mirë me këtë ndryshim të ri që ka bërë.

“-4 kilogramë në mënyrë shumë të shëndetshme për një muaj, stërvitje dhe ushqim të kontrolluar”, – ka shkruar Eni në postimin e saj.

Vërejmë se Eni ka pësuar një ndryshim të madh në linjat e saj trupore, saqë tani këngëtarja mezi njihet në pamje të parë që është ajo.

(Kosova Sot)

Image