Motrat zhvishen 'për arsye kozmetike'

  • 20 April 2018 - 08:12
Motrat zhvishen 'për arsye kozmetike'

Kylie Jenner dhe motra e saj, Kourtney Kardashian, janë zhveshur nudo, për ta bërë të njohur bashkëpunimin e ri në kozmetikë Që ndokush mund të zhvishet, psh, për t'u larë, apo për shkak se i vjen vapë, këtë edhe mund ta kuptojmë, por që zhvishen jo një, por dy motra, për të reklamuar preparate kozmetike, këtë nuk mund ta kuptojmë assesi. Por, mos bëni zë as ju, shikoni dhe kullotni sytë sa të mundeni.

Një gjë e tillë nuk bën vaki shpesh. Nejse, jo tepër shpesh! Nëse ju intereson, bashkëpunimi i tyre i ri në kozmetikë do ta mbajë emrin KOURT X KYLIE, me tri hije kozmetike dhe tre buzëkuq. 

(Kosova Sot)