13 vjeçarja viktimë e sulmit në Manchester, përloti publikun me performancën e saj (Video)

  • 21 April 2018 - 13:40
13 vjeçarja viktimë e sulmit në Manchester, përloti publikun me performancën e saj (Video)

Hollie Booth, e mbijetuar nga sulmi terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Machester,  morri pjesë mbrëmë në “Britain’s Got Talent”, duke emocionuar jurinë dhe gjithë shikuesit.

Paraqitja inspiruese e saj pati ndikim të jashtëzakonshëm në pothuajse të gjithë mediet ndërkombëtare, shkruan Kosova Sot.

Adoleshentja kishte vendosur të performojë pikërisht këngën  “One Last Time”, nga Ariana Grande që u bë një himn ndaj atij sulmi.

Vajza vitin e kaluar, në sulmin e tmerrshëm të Manchesterit që morri jetën e shumë personave, ishte mbrojtur nga halla e saj Kelly Brewster, e cila u vra nga Salman Abedi.

(Kosova Sot)