Gjithmonë e gatshme

  • 22 April 2018 - 09:24
Gjithmonë e gatshme

Jennifer Lopez merr pjesë në ngjarjen e madhe të muzikës latine A keni plane për të enjten? Nëse po, anuloni. Duhet ta shikoni televizorin. "Telemundo" porsa ka prezantuar linjën finale të atyre që do të performojnë te "2018 Billboard Latin Music Awards", që do të mbahet në Las Vegas. Aty do të jenë nga Bad Bunny, Becky G dhe Cardi B e deri te Daddy Yankee, J Balvin, Luis Fonsi, Maluma dhe të tjerë. E quajtur edhe si "shfaqja më prestigjioze e shpërblimeve në botën e muzikës latine" ngjarja "BLMA" do të shfaqet drejt nga "Mandalay Bay Events Center" në 'Sin City'. Nikoqirët sivjet do të jenë Gaby Espino dhe Marco Antonio Regil. Edhe Jennifer Lopez, që po kalon një javë të hatashme, do të jetë midis edhe listës së "Time", te njerëzit më me ndikim. 

 

(Kosova Sot)