Pa fije grimi

  • 22 April 2018 - 09:25
Pa fije grimi

Ajo njihet se bën paraqitje të guximshme me veshjen e saj dhe nuk ka aspak frikë për të rrezikuar kur bëhet fjalë për stilin e saj. Dhe kështu, Hailey Baldwin ishte përkujdesur që të dallohej nga turma me stil të rrugës, derisa kishte dalë për një darkë te Hollivudi perëndimor te "Delilah". Bukuroshja dhe modelja 21 vjeçe po ashtu kishte lejuar që të shkëlqente bukuria e saj natyrale duke shfaqur lëkurën e saj pa fije grimi. Ajo ishte shfaqur me një veshje të shkurtë nga lart derisa këmbët e saj i kishte theksuar falë pantallonave, e gjithçka kishte përfunduar me një palë çizme të bardha "Dr. Marten boots". Bukuroshja u duk e tillë ditë më parë kur bëri me dije se ka 19 tatuazhe dhe se po ruan hapësirën për të shkruar emrat e fëmijëve të saj të ardhshëm.

 

(Kosova Sot)