Ingrit Gjoni ju zbukuron të dielën me foton e veçantë (Foto)

  • 22 April 2018 - 15:11
Ingrit Gjoni ju zbukuron të dielën me foton e veçantë (Foto)

Këngëtarja Ingrit Gjoni e ka fituar vëmendjen e publikut me karrierën e gjatë në skenën shqiptare. Sigurisht që edhe jeta private është bërë pjesë e kureshtjes së publikut. E shohim shpesh teksa publikon foto krah të birit, me të cilin mundohet të qëndrojë sa më shumë pavarësisht se detyrohet të lëvizë shpesh jashtë Shqipërie me koncerte. Paridi rritet dita ditës dhe po shndërrohet në shokun më të mirë ta mami Ingritit. Është pikërisht ajo e cila ka vendosur t’i dhurojë një udhëtim në vendin më të bukur për fëmijë, Disneyland. Të dy mama e bir do udhëtojnë për atje për të kaluar disa momente të bukura së bashku. Këtë udhëtim e ka zbuluar me anë të një fotoje të postuar në ‘Instagram’ ku të dy mbajnë në duar tabela me mbishkrime. 

 

Image

 

 

 

(Kosova Sot)