Motoçiklistja

  • 23 April 2018 - 08:14
Motoçiklistja

Gigi Hadid nga Franca i kthehet Nju-Jorkut Gigi Hadid u duk elegante dhe si motoçikliste derisa kishte dalë në qytetin e Nju Jorkut. Kështu, bukuroshja dhe supermodelja 22 vjeçe kishte dalë për të ecur nëpër rrugët e qytetit të madh në një xhemper me ngjyrë të zezë, një jelek me material xhindesh, i cili duket se ishte larë e shpëlarë me acid si dhe një palë gete të ngushta me ngjyrë të zezë. Veshja e saj vjen vetëm një ditë më parë kur ajo kishte marrë pjesë në ndejën e ditëlindjes së 35 të "Queer Eye's Tan France". Gigi u duk të mos ketë aplikuar fare grim në fytyrën e saj derisa u duk të jetë për ngut në qytetin e madh të Nju Jorkut derisa në dorë kishte telefonin e saj. Me vete kishte një çantë të madhe me ngjyrë të zezë, derisa sytë i kishte fshehur prapa një palë syzeve. Në këmbë kishte një palë atlete tenisi nga marka "Balenciaga". 

 

(Kosova Sot)