Pas Kim Kardashian, Rita Ora guxon me tendencën e re të toneve të syve

  • 24 April 2018 - 13:55
Pas Kim Kardashian, Rita Ora guxon me tendencën e re të toneve të syve

Vera e nxehtë këtë vit do të vijë së bashku me një tendencë të re për ngjyrat e toneve të syve. Në fillim ka qenë Kim Kardashian e cila lançoi linjën e re të produkteve kozmetike ku mbizotëronin ngjyrat e tokës dhe nuancat e forta tek dritëhijet e syve.

Pas Kim, një tjetër artiste ka guxuar me këtë tendencë dhe ka qenë pikërisht Rita Ora. Rita ka publikuar në rrjetet sociale momente nga prapaskenat e një seti fotografik ku ajo shihet duke u grimuar.

Ajo që bie në sy është ngjyra e ndezur që këngëtarja ka vendosur në pjesën e sipërme të syve ndërsa për buzët ka preferuar t’i ketë natyrale. Pasi të publikohen fotot e përfunduara të këngëtares, ajo do të hyjë në listën e vajzave që kanë përqafuar tendencën më të fundit të makeup-it.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image