RISHTAZI E MARTUAR

  • 25 April 2018 - 08:30
RISHTAZI E MARTUAR

 Gwyneth Paltrow me fustan të shkurtë për premierën e filmit 'Avengers: Infinity War' Për të thuhet se është martuar me të fejuarin e saj Brad Falchuck, gjatë një ceremonie befasuese gjatë këtij muajit. Por përkundër kësaj se është një grua e martuar, Gwyneth Paltrow si një uragani i vërtetë kishte shkelur mbi tepihun e kuq, krejt e vetme, për premierën e "Avengers: Infinity War", ngjarja që ishte mbajtur në Hollivud.

Aktorja e bukur 45 vjeçe shkëlqeu me një fustan të shkurtë bakri, "Retrofete", që kishte theksuar shumë nga asetet e aktores që ka fituar një çmim Oskar tashmë. Ylli nga "Shakespeare In Love" veshjen e saj me shkëlqim e kishte kombinuar me një palë taka të larta e të arta. Flokun e saj të verdhë, Paltrow e kishte të drejtë derisa i kishte ndarë në mes. Për grim kishte aplikuar efektin 'smokey eye' dhe një lajner me nuanca neutrale.

(Kosova Sot)

 

Image