Princesha

  • 26 April 2018 - 15:20
Princesha

Ajo u shndërrua në një emër të njohur, pasi që në vitin 2001 kishte aktruar në filmin e "Disney", me titull "The Princess Diaries". Kësaj radhe, bukuroshja simpatike dhe shumë e lezetshme me emrin Anne Hathaway kishte marrë pjesë te "CinemaCon 2018", që ishte mbajtur në Las Vegas, Nevada, te "The Colosseum at Caesars Palace". Kështu, aktorja 35 vjeçe mahniti me fustanin e saj pa mëngë "Bottega Veneta". Anne në ngjarje ishte bashkë me aktorët e tjerë nga filmi "Ocean's 8", për "Warner Bros". Me këtë rast, fustani i bukuroshes kishte disa ngjyra të buta, ishte me mëngë të shkurtë që ai kishte theksuar mirë duart. Anne kishte zgjedhur një palë taka të larta që kishin detaje të hijshme.

 

(Kosova Sot)