DUA LIPA 'KALL' SUEDINË

  • 27 April 2018 - 08:09
DUA LIPA 'KALL' SUEDINË

Bukuria fizike e këngëtares së re kësaj here u shfaq në Suedi, derisa më shumë mund të thuhej se ishte zhveshur, sesa e veshur Në pajtim me paraqitjet e saj të kohëve të fundit, Dua Lipa ishte në nivel edhe kësaj here, në Stokholm, ku doli me një paraqitje me të vërtetë mbresëlënëse skenike, duke demonstruar një pjesë të madhe të cullakut të saj. Sutjenat e kaltër vetëm sa e ngacmonin imagjinatën e të pranishmëve. Për ta kallur sa më shumë atmosferën, ajo kishte veshur një palë pantallonash të haremit, apo thënë shqip, kulesh. Gjaku nuk është ujë, zemër. Në mes të Suedisë me kule. 

 

(Kosova Sot)