Jennifer Lopez paralajmëron singllin e saj të ri

  • 27 April 2018 - 08:10
Jennifer Lopez paralajmëron singllin e saj të ri

Kjo bukuroshe 48 vjeçe e tejkaloi edhe vetveten me foton e fundit artistike, të cilën ua shpërndau fansave të saj në "Instagram", të mërkurën natën Kjo foto është bërë në kuadër të singllit të saj të ardhshëm, në spanjisht, të titulluar "El Anillo", që përkthehet si "Unaza". Në këtë foto-pllakat, Lopez ka veshur një bluzë të mbuluar me diamante, si dhe me një kurorë në kokë. Bukuria e saj e pashoqe kësaj here karakterizohej nga sytë 'smoky', shkëlqyesi J.Lo dhe buzët 'nudo'. Gjatë disa muajve të fundit, ajo ka lëshuar gradualisht këngët nga albumi i saj në gjuhën spanjolle. Javën që shkoi ajo lëshoi këngën "Se Acabó el Amor", ku paraqiten edhe Abraham Mateo dhe Yandel. Këtë javë ajo do ta publikojë edhe linjën e kufizuar të grimit. E gjithanshme, s'ke çka thua tjetër.

 

(Kosova Sot)