Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, rikthehet me 'T'IQE' (VIDEO)

  • 18 May 2018 - 21:44
Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, rikthehet me 'T'IQE'  (VIDEO)

Zotëruesja e muzikës shqipe për mëse tri dekada, Adelina Ismaili, pas një pauze të gjatë, është e gatshme për t'u rikthyer fuqishëm, shkruan "Kosova Sot Online".

Ajo në këto çaste ka publikuar trailerin e videoklipit, i cili sipas të gjitha gjasave do të publikohet nesër.

E më këtë rast, në rrjetet sociale kanë 'shpërthyer' komentet e fansave anembanë trojeve shqipëfolëse, për rikthimin e Mbretërshës së muzikës shqipe, Adelina Ismaili, ajo që dikur theu çdo barrierë, ajo që sot vazhdon të jetë mit dhe inspirim për shumë këngëtarë shqiptarë, por jo vetëm.

 

 

(Kosova Sot)