Iva Aliko, gati për “Big Brother VIP”? Modelja xhiron videon e nxehtë për projektin sekret

  • 19 May 2018 - 11:16
Iva Aliko, gati për “Big Brother VIP”? Modelja xhiron videon e nxehtë për projektin sekret

Iva Aliko është modelja me format seksi, e cila për çdo lëvizje që bën, përbën lajm për mediat sociale. Këto ditë ajo ka postuar disa foto me të brendshme seksi, të shkrepura nën mjediset e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës.

Me dritare të hapura, ndërsa zhvishej për të hyrë në dush, ajo ka xhiruar dhe një video të nxehtë për një projekt që e quan “top secret”. Nuk dihet saktë arsyeja e realizimit të kësaj videoje, ku ajo bën gjeste seksuale, ndërkohë që flitet se projekti për të cilin ajo po flet në këtë video, është pikërisht pjesëmarrja e saj në reality show-n “Big Brother VIP”, spektakli që pritet të nisë së shpejti në ekranin e “Top Channel”.

Nuk dihen shumë detaje për show-n, por deri tani është folur se protagonistët që do të nisin bashkëjetesën para kamerave, janë jo vetëm personazhe të njohur showbiz-it, por edhe personazhe VIP dhe shumë aktivë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Iva duket se këtë periudhë ia ka dedikuar vetëm vetes dhe marketingut të mirë, duke realizuar foto shumë provokuese. Modelja e komentuar shumë për lidhjen me një politikan nga Kosova ka çuditur Tiranën me fotot seksi të realizuara me dritare hapur nga hoteli, që zgjodhi për realizimin e setit artistik.

Ndërsa disa foto të tjera “hot”, ajo i realizoi sipër një makine luksoze në rrugë, duke shtangur kalimtarët. Komentuesit e kanë krahasuar me Kim Kardashian sa i takon formave të rrumbullakosura, për të cilat ajo është shprehur se i ka gjenetike, por dhe kujdesi me ushqimin dhe ushtrimet fizike luajnë rol. Nisur nga fiziku, pyetjes nëse ka marrë ose jo oferta për të luajtur në filma me pullë të kuqe, ajo i është përgjigjur: “Po, kam marrë dhe unë një ftesë të tillë, por që nuk e kam menduar seriozisht, nuk mendoj se bëjnë për mua të tillë filma”.

(Kosova Sot)

Image