Kjo foto do ju shkrijë së qeshuri, Marina zbulon se çfarë bën Getoari në kohën e lirë

  • 19 May 2018 - 11:18
Kjo foto do ju shkrijë së qeshuri, Marina zbulon se çfarë bën Getoari në kohën e lirë

Ka disa muaj që çifti shumë i komentuar i showbiz-it shqiptar është larguar nga vëmendja e publikuat, duke mos publikuar shumë foto në rrjetet sociale, apo duke mos dalë në ekran.

Bëhet fjalë për moderatoren bukuroshe Marina Vjollca dhe këngëtarin, Getoar Selimi. Madje mos publikimi i fotove apo videove në “Instagram” bënë që të lindnin dyshimet se ajo ishte në pritje të ëmbël.

Por këto thashetheme Marina i hodhi poshtë këto ditë duke treguar barkun e sheshtë e duke u përgjigjur me një fjalë: “Qetësohuni”.

Por sot moderatorja i është rikthyer sërish postimeve në “Instagram” duke publikuar një video që i ka bërë të gjithë të qeshin. Ajo shfaqet në kuzhinë duke gatuar dhe Getoari është “tallur” me pulën në tenxhere duke u shprehur se është shoqja e tij në jacuzzi.

"Ja ça bën Geti kur ka kohë të lirë, shoqja ime në jacuzzi thotë”, shkruan Marina në foto.

(Kosova Sot)