Ja sa është rritur vajza e Labinot Tahirit (Foto)

  • 19 May 2018 - 13:54
Ja sa është rritur vajza e Labinot Tahirit (Foto)

Deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, çdo herë ka treguar se është një person mjaft sentimental dhe i afërt.

Edhe në rrjetet sociale shpesh herë publikon fotografi të personave më të çmuar të tij, duke ndarë kështu gjithë dashurinë për ta edhe me ndjekësit, shkruan Kosova Sot.

Para pak minutash ai ka shpërndarë një fotografi të vajzës së tij Zanës, ku shihet se është rritur dhe është bërë shumë e bukur.

Fotografinë, Labi, e ka shoqëruar edhe me një thënie dhe një porosi për të gjithë ndjekësit.

"Zana ime Dikurë qeshja dhe unë ime bijë, por tani gjerat nëpër jetë të vendosin në rrethana që duhet ta sfidosh vetën dhe buzeqeshja fillon të të zbehët. Ruajeni dhe bëjeni të lumtur çdo fëmijë, edhe ata që nuk janë tanët".

 

 

 

Zana duket se ka trashëguar talentin e babait, pasi që edhe ajo ka realizuar projekte muzikore.

Image

 

E, si këngëtar, Labinot Tahiri nuk ka publikuar këngë që nga viti i kalur. Projekti i fundit i tij mbetet hiti “Paramendo”.

 

(Kosova Sot)