GOXHA E NXEHTË NË PINK

  • 20 May 2018 - 10:06
GOXHA E NXEHTË NË PINK

Georgia Fowler shkëlqen kokë e këmbë

Pasi kishte ecur në pistën e "Victoria's Secret Fashion Show", vitin e kaluar, ajo u bë mjaft e rregullt në ngjarjet ku shfaqen yjet kryesore. Kështu Georgia Fowler iu kishte bashkuar shumë yjeve për ngjarjen te "amfAR", në ngjarjen e 25 për "Cinema Against AIDS Gala", mbajtur gjatë "Cannes Film Festival". Bukuroshja brune me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë në mbrëmje ta kthenin kokën për ta shikuar hijeshinë e saj, veshur në fustanin pa rripa me ngjyrën pink. Fustani ishte vepër e Alex Perry-t dhe ishte kompletuar me një ndarje të thellë. Fustanin e kishte kompletuar me një pale taka me rripa dhe bizhuteri me diamante, përfshirë një qafore dhe vathë. Me tenin e saj të bukur, ajo po shkëlqente nga koka e deri te thembrat. Flokun si çokollatë e kishte vendosur prapa derisa kishte efektin dramatik "smokey eye" dhe kombinimin me buzëkuqin neutral.

 

(Kosova Sot)