Stresit i dështon plani i dasmës, në krizë me të fejuarën 10 vite më të re

  • 20 May 2018 - 12:20
Stresit i dështon plani i dasmës, në krizë me të fejuarën 10 vite më të re

Reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi), para tremuajsh, u fejua me një vajzë simpatike të panjohur në publik, Keisin. Në profilin e tij në “Instagram” ai postoi foto nga ceremonia private e fejesës, ku shfaqej duke i vendosur unazën të dashurës së tij të zemrës, me të cilën planifikoi dasmë në verë në ishullin e njohur të Greqisë, Santorini. Po kur çifti shihej mjaft i konsoliduar, një krisje ka ndodhur në marrëdhënien e tyre, duke prishur kështu edhe planin e martesës së këngëtarit në ishullin e zgjedhur nga Keisi.

Dy ditë më parë mediat folën për një ndarje nga e fejuara 10 vite më re, nxitur nga fakti se ai kishte fshirë të gjitha fotot çift me Keisin në “Instagram”.  Nëse bën një kontroll në profilin e këngëtarit, shihet se fotot me Keisin janë fshirë të gjitha dhe ai prej ditësh nuk ka bërë asnjë postim ku të shfaqet me të. Ky fakt ka shkaktuar reagime te ndjekësit, të cilët mendojnë se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies. Për të treguar versionin e tij, i ftuar në emisionin “Fun Day”, Stresi u pyet se çfarë po ndodh mes tyre dhe përse ai ka zhdukur fotot me partneren.

Reperi i hitit “GTA” u shpreh se profili i tij në “Instagram” ka disa ditë që është hakuar dhe momentalisht nuk mund të përdoret as nga ai dhe as nga hakerat. Sipas tij, këta persona kanë fshirë të gjitha fotot ku ai shfaqej me Keisin, ndërsa fotot dhe postimet e tjera i kanë lënë. Por burime të tjera pranë çiftit kanë folur se realisht kemi të bëjmë me një krizë mes çiftit, të cilët së fundmi kanë mbajtur lidhjen në distancë, pasi Keisi ndjek studimet e larta në Kanada.

Nuk dihet arsyeja konkrete se çfarë ka ndodhur mes tyre, por vetë Stresi është shprehur se Keisi bëhet shumë xheloze për të, edhe pse ai e ka dashur shumë dhe nuk i ka dhënë kurrë shkak për të menduar të kundërtën. Një situatë e ngjashme kujtohet të ketë ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, kur portalet folën për një ndarje të çiftit. Shkak për këtë lajm u bë një postim i vetë reperit, i cili teksa i jepte makinës ndërsa dëgjonte një këngë ndarjeje, shkruante në Instastory: “Jeta vazhdon!”.

Sa për vajzën në krah, vetë Stresi ka deklaruar në intervista të ndryshme se ishte i mahnitur jo vetëm nga bukuria dhe stili i saj shumë fin, por edhe me zgjuarsinë mbresëlënëse, e pazakontë për një21-vjeçare. Ndër të tjera, ata kishin planifikuar një dasmë tradicionale jashtë Shqipërisë vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

SI NISI HISTORIA 4-VJEÇARE E STRESIT ME KOMSHIEN

Po si nisi historia  e dashurisë së Stresit me Keisin, komshien e tij? “Nisi katër vite më parë, kur si i pari i lagjes që jam, ishte nëna e Keisit që më kërkoi të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe isha në tavolinë me dy shokë. Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: ‘Shikoni, a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej. ‘Po’, më thanë ata, ‘e ktheu, shikoje dhe ti!’. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në ‘Instagram’, ku më falënderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Më pas lamë një tjetër takim të nesërmen, dhe kështu nisi gjithçka”, ka rrëfyer Stresi në një intervistë.

Ai ka treguar se e fejuara e tij kishte një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tij. Por nëse dikush mund të çuditej se pse Stresi kishte zgjedhur një vajzë të thjeshtë, pra, jo pjesë e showbiz-it i u përgjigj: “Në fakt, kam qenë në lidhje me femra të njohura, por nuk më pëlqejnë aspak. Për djem si puna ime me karakter të fortë dhe që vijnë nga familje e mirë ua këshilloj të mos kenë të bëjnë me vajza të botës së televizionit, sepse nuk është mirë! Jeta me femra të njohura s’është veçse një jetë e shthurur, ndaj mendoj se unë jam njeriu më me fat që kam gjetur njeriun më të thjeshtë ta kem në krah”. Le të shohim nëse Stresin do e shohim sërish me Keisin në krah, vajza për të cilën ai ka folur më shumëse për këdo pu publikisht në intervistat e tij.

 

(Kosova Sot)