Djemtë nuk shprehen me fjalë, por Granit Xhaka nuk i ndalon në ditëlindjen e të atit

  • 20 May 2018 - 15:05
Djemtë nuk shprehen me fjalë, por Granit Xhaka nuk i ndalon në ditëlindjen e të atit

Ditën e sotme babai i dy prej futbollistëve më të talentuar shqiptarë, Granit dhe Taulant Xhaka, feston ditëlindjen e tij. Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonin urimet e gjata për sakrificat dhe mundin e kaluar prej vitesh.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Graniti, ka treguar një foto në të cilës shfaqet me të atin dhe fjalët që ka shkruar janë mjaft emocionuese.

“Për ditëlindje të dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam pamasë, ne familja jote dhe të falenderohem ty edhe nënës tonë për çdo sakrificë dhe sfidë që keni kaluar për ne, për të qëndruar aty ku jemi sot, fal jush. Festofsh edhe shumë vite të tjera! Urime ditëlindjen të paça gjithmonë babi më i mirë”,- ka shkruar Graniti në foton ku duken mjaft elegantë.

 

 

(Kosova Sot)