'Ç’i ke bërë vetes kështu, na trembe”, Genta Ismajli ju tregon fytyrën pa asnjë pikë grimi' (Foto)

  • 21 May 2018 - 13:15
'Ç’i ke bërë vetes kështu, na trembe”, Genta Ismajli ju tregon fytyrën pa asnjë pikë grimi' (Foto)

Pak ditë më parë këngëtarja Genta Ismajli postoi dy foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqej me një pamje shumë ndryshme, me lente blu. Fotografitë ngjallën reagime të shumta te fansat e saj, të cilën e kritikuan për ndryshimet që ka bërë.

“Ç’i ke bërë vetes kështu, ke qenë shumë e bukur më parë”, “Na trembe”, “Je transformuar” “Ça i ke bërë buzëve kështu”, ishin disa prej komenteve.

Ndërkohë Genta nuk reagoi në lidhje me këto komente, por dje ajo është shfaqur komplet pa make-up.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet duke shijuar drekën me pamje nga deti dhe ndonëse pa makijazh duket në formë shumë të mirë.

 

Image
Image

 

 

(Kosova Sot)