Shkëlqimi i artë

  • 22 May 2018 - 08:28
Shkëlqimi i artë

Hailey Baldwin, me dy fustane elektrizuese te "Billboards 2018" Ajo kishte vendosur që të mos shfaqej në tepihun e kuq me të përfolurin si i dashuri i saj, bëhet fjalë për muzikantin Shawn Mendes. Por, kjo nuk kishte ndikuar që Hailey Baldwin të mos ishte në qendër të vëmendjes edhe e vetme, e veshur me një fustan të artë për ngjarjen e së dielës "Billboard Music Awards", që ishte mbajtur në Las Vegas. Bukuroshja 21 vjeçe kishte veshur një fustan të ngushtë për trupin e saj, kombinuar me një palë vathë të mëdhenj, po ashtu të artë.

Dukja ishte një nga dy dukjet e saj me të cilat ishte shfaqur në këtë mbrëmje, derisa më pas ishte veshur me një fustan të verdhë, kur ishte shfaqur në skenë për ta prezantuar performancën e Dua Lipa-s, përkrah francezit French Montana. Bukuroshja nga Tuskon ishte vërtet dielli i mbrëmjes derisa mbathur kishte dhe një palë taka koordinuese.

(Kosova Sot)

 

Image