VJOLLCA NGA PRISHTINA

  • 22 May 2018 - 08:30
VJOLLCA NGA PRISHTINA

Dua Lipa, e veshur vjollcë, mahnit në debutimin e saj te 'Billboard Awards' Ajo ka performuar këngën e saj që ishte në krye të toplistës, këngën "New Rules", gjatë ngjarjes të së dielës te "Billboard Music Awards", që është mbajtur në qytetin e dritave në Las Vegas. Kështu, Dua Lipa ishte zhveshur për t'u veshur krejt vjollcë, në kostumin e bërë nga "Adidas" për vallëzimin e saj të sinkronizuar që përfshinte një mbështetje të madhe në skenë. Paraqitja e saj në shfaqje ishte debutimi në ceremoninë e përvitshme muzikore, për bukuroshen 22 vjeçe britanike, por me prejardhje nga Prishtina.

Kështu Dua Lipa filloi performancën e saj me vallëzim interesant. Më pas ajo vazhdoi nëpër skenë para se të ngjitej shkallëve përsëri. Bukuroshja nga Londra këngën e saj e kishte përfunduar me një pozë të fuqishme. 

(Kosova Sot)

Image

Image