Shkëlqimi i diamanteve

  • 22 May 2018 - 17:46
Shkëlqimi i diamanteve

Kënga e saj më e re "Dinero" videon e saj muzikore do ta lansojë ditën e enjte. Dhe, kështu, Jennifer Lopez ka ofruar një veshje të hatashme dhe me stil mbrëmjen e të dielës te ngjarja "Billboard Music Awards", në Las Vegas. Bukuroshja 48 vjeçe ka shfaqur figurën e saj të magjishme derisa valltarë të shumtë po e përcillnin atë në skenë, e me një rast, ata e kishin ngritur atë në ajër. Performancën e të dielës ajo e kishte filluar në një kostum të bardhë dhe një kapelë që e kishte quajtur "Chita Rivera" në "Kiss Of The Spider-Woman" në Broduei. Kapela e saj kishte një fjongo të zezë, që kombinohej mirë me dorezat e zeza prej lëkure, që i kishte zbukuruar me byzylykë me xhingla. Ylli i "Selena" veshjen e kishte kombinuar me një rrip në smokingun e bardhë dhe jelekun po ashtu me ngjyrë të bardhë. 

 

 

(Kosova Sot)