Yllka Gashi, pjesë e shfaqjes 'Women on Fire-Stories from the frontlines' (Foto)

  • 22 May 2018 - 22:14
Yllka Gashi, pjesë e shfaqjes 'Women on Fire-Stories from the frontlines' (Foto)

Aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi, e cila dikur ishte tepër aktive me role në shfaqje teatrale, e në veçanti e impenjuar në disa role në serialet televizive vendore, duke rrëmbyer zemrat e publikut shkruan "Kosova Sot Online".Ka kohë që është shpërngulur në SHBA, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.Megjithatë, aktorja e njohur nuk e ka harruar zanatin e vjetër, përkundrazi talentin e saj e kanë vënë re edhe regjisorë më emër nga Nju Jorku, saqë asaj i është ofruar edhe një rol në shfaqjen "Women on Fire-Stories from the frontlines'.

Këtë lajm, e ka bërë të ditur vetë aktorja, përmes profilit të saj në Facebook.

"Njerëz t’dashtun, kam kënaqësinë me ju njoftu që me 1 Qershor , e premte, sërish do të jem pjesë e shfaqjes “Women on Fire-Stories from the frontlines” me skenar e regji nga Chris Henry!

Shfaqja fillon në ora 6:30 dhe luhet në hapësirat e Royal Family Productions në New York.", ka shkruar aktorja e dashur pë publikun Yllka Gashi, të cilës ne i urojmë shumë suksese në profesionin e saj.

 

Image

 

(Kosova Sot)