Vesa Luma publikon foton emocionuese: E adhuroj forcën që…

  • 23 May 2018 - 10:03
Vesa Luma publikon foton emocionuese: E adhuroj forcën që…

Thonë se në aeroporte shihen përqafimet dhe puthjet më prekëse. E tillë është edhe fotoja që këngëtarja Vesa Luma ka publikuar në rrjetet sociale. Kjo foto daton nga një vit më parë kur Vesa bashkë me të birin u larguan për në Zelandën e Re, ku i priste bashkëshorti i saj, këngëtari Big Basta.

Në foton që Vesa ka publikuar në “Instagram, shihen të tre duke u përqafuar me mall në aeroport, pasi kishin qëndruar disa kohë pa njëri-tjetrin.


“Sot një vit. E adhuroj forcën tënde, vullnetin dhe dashurinë e pakufijshne për ne! Sa me fat jam une që të kam ty në krah! Të dua shumë”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos së atij përqafimi të bukur familjar.
Prej një viti e gjithë familja jeton në Zelandën e Re, ku çifti i artistëve janë duke punuar edhe për projektet e tyre artistike.

Image

 

(Kosova Sot)