Vetë e dyta

  • 23 May 2018 - 18:38
Vetë e dyta

Sara Sampaio me personazhin e filmit të vizatuar Edna Në vigjilje të "The Incredibles 2", që aterron në kinema, "Harper's Bazaar" sjell ikonën më të madhe të modës në setin e tyre të modës për stinën e vjeshtës. Për numrin e rashës qershor/korrik, revista krahason Edna Mode me modelen "Victoria's Secret", modelen Sara Sampaio, 26 vjeçe, për një seri fotografish, duke i treguar të dyja ato me stil, si në rrugë po ashtu edhe në studio. Bukuroshja po ashtu ka bërë një intervistë me disenjatoren e modës, duke e përshkruar Edna-n si 'gjysmë japoneze dhe gjysmë gjermane'. Në fotot nga seti, Sara u pa duke modeluar në veshje me ngjyrë të kuqe, përfshirë një pallto në numër të madh dhe një shall "Marc Jacobs", që pozon pranë Edna-s, po ashtu e veshur në të kuqe. 

 

 

(Kosova Sot)