Femrat e reja ia thajnë zemrën

  • 23 May 2018 - 18:53
Femrat e reja ia thajnë zemrën

Jennifer Aniston zbulon sekretin e dukjes së saj. Në moshën 49 vjeçe, ajo pothuajse nuk është plakur aspak që nga momenti kur e gjeti famën si Rachel-i në serinë "Friends",dhe tani Jennifer Aniston ka zbuluar disa sekrete që e kanë mbajtur kështu të re. Ajo thotë se rutinë e saj e thjeshtë është larja e fytyrës me sapun dhe ujë dhe duke aplikuar krem me faktor mbrojtës. Megjithatë, fshehtësia nuk qëndron te ajo se çfarë ajo aplikon në fytyrën e saj, por ajo se çfarë konsumon për kafjall derisa shton suplemente kolagjeni në përzierjen e lëngjeve të saj. 'Janë aminoacidet e kolagjenit që më pëlqejnë', ka shpjeguar ajo. 'E kam parë dallimin. Thonjtë e mi janë më të fortë dhe janë më të shëndetshëm. Ajo flet edhe për femrat e reja, që tentojnë të mos plaken kurrë. 'Jam e lumtur që po mësoj nga gabimet e mia, sepse unë nuk injektoj asgjë në fytyrën time. I shoh këto femra dhe zemra më thyhet. Unë mendoj, "Oh, Zot, sikur ta dinit sa më të vjetra dukeni. Ato po tentojnë ta ndalin kohën' dhe krejt çfarë shihni është një person i pasigurt që nuk ia lë vetëm moshën vetes". 

 

(Kosova Sot)