Hailey Baldwin udhëheqë yjet në Nju- Jork

  • 25 May 2018 - 18:38
Hailey Baldwin udhëheqë yjet në Nju- Jork

Më herët, po atë ditë, ishte fotografuar nga shoqja Kendall Jenner, duke pirë verë, pa sutjena, në vaskë Modelja Hailey Baldwin është paraqitur tërësisht e relaksuar në eventin "2018 Whitney Gala", të sponsorizuar nga "Audi", të martën mbrëma, në Nju- Jork. Bukuroshja 21 vjeçe çmendi të gjithë meshkujt e pranishëm me veshjen e saj të zezë prej lëkure, të markës "Alex Perry". Në pah vinte sidomos beli i saj i hollë, derisa dekoltenë e kishte të bukur, të rrezitur. Këtë veshje ajo e kishte shoqëruar me sandale me taka. Grimin dhe stilin e flokëve e kishte të thjeshtë, megjithatë përshtypja që linte ishte me të vërtetë e madhe. 

 

(Kosova Sot)