Roberti për Tunën:Nuk dua t'a shoh, ajo ka probleme me të gjithë

  • 25 May 2018 - 19:35
Roberti për Tunën:Nuk dua t'a shoh, ajo ka probleme me të gjithë

Shpeshherë është komentuar në medie çështja se përse në asnjëherë nuk i shohim Tunën dhe Norën së bashku, shkruan 'Kosova Sot Online".

I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Roberti është pyetur edhe lidhur me raportet që kanë me Tunën. Ai ka befasuar me deklaratën e tij për bashkëshorten e Patrisit, duke thënë për herë të parë se “Tunën as që dua ta shoh”.

Image

Tutje, Roberti foli edhe për çështjen se a i ka Nora raportet e mira me estradën, duke thënë se ajo s’ka probleme me estradën, por është pikërisht Tuna ajo që ka. Meqë ditë më parë nipi i Robertit, Tiani festoi ditëlindjen e parë dhe në festën e organizuar për të nuk janë parë as Roberti e as Tuna, ai kërkoi falje publikisht për mospraninë në festë, krejt kjo për shkak të kunatës së tij.

Image

 

 

(Kosova Sot)