Me çantën 18.500 dollarësh në dorë

  • 26 May 2018 - 09:48
Me çantën 18.500 dollarësh në dorë

Jennifer Lopez, në palestrën e Majamit me çantën e verdhë me stil, por edhe të shtrenjtë Kur këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ia mësyn palestrës, është kuleta e saj që futet në punë. Më 23 maj, këngëtarja ia kishte mësyrë palestrës "TruFusion" në Majami, bashkë me të dashurin e saj Alex Rodriguez.

Derisa po shkëlqente e tëra e veshur në të bardha dhe një palë këpucë neoni, bukuroshja latine JLo po ashtu kishte dhe një çantë të verdhë të ndritshme të brendit "Hermès Kelly". Kjo çantë çmimin e ka hiç më pak se 18,500 dollarë amerikanë, sipas "Page Six". Kjo ishte një javë e ngjeshur për Jenniferin.

Ishte në premierën e këngës së re "Dinero" te "Billboard Music Awards". Ajo edhe kishte hedhur para të rreme me fytyrën e saj në monedhë. Më vonë këtë hit e kishte kënduar edhe pas-ndeja në Las Vegas, ku po ashtu kishte hedhur të holla. 

(Kosova Sot)