Sytë mbyllur, barkun plot

  • 26 May 2018 - 09:56
Sytë mbyllur, barkun plot

Cate Blanchete ushqen Jimmy Fallon-in me burger australian Ajo njihet për sjelljen djallë- zore dhe paraqitjet e saj me stil sa herë që shfaqet në tepihun e kuq. Por, Cate Blanchett ishte në disponim për të lozur, kur kishte arritur në intervistën te "Jimmy Fallon Show", të enjten mbrëma për të promovuar filmin e saj më të fundit "Ocean's Eight". Aktorja 49 vjeçe u duk e përkushtuar për t'u tallur me nikoqirin e emisionit, të cilit ia kishte mbuluar sytë në mënyrë që të testonte burgerët nga Australia, para se të bënin një garë se cili mund ta pinte më shpejt birrën e tyre.

Duke shpjeguar përse kishte dashur ta bënte këtë lojë, Cate filloi të fliste dhe tha: 'Unë gjithmonë jam e zhgënjyer me burgerët nga Amerika, sepse nuk ka panxhar, nuk ka qepë, nuk ka vezë, kështu që kam një burger australian të organizuar për juve'. Kur Jimmy ishte pyetur si do ta luanin lojën, Cate ishte tallur se kishte dashur t'ia mbyllte sytë 'për shumë arsye', para se t'ia vinte një maskë gjumi, duke e pyetur 'a po ndihesh rehat'?

(Kosova Sot)