Për krejt nga pak (Foto)

  • 27 May 2018 - 09:47
Për krejt nga pak (Foto)

Dua Lipa sjell linjën e re të veshjeve

Dua Lipa ka paralajmëruar brendin e ri të veshjeve për të cilin dëshiron të jetë 'i qasshëm për të gjithë' - që do të jetë në dispozicion vetëm në madhësinë 16 e më lart. Adhuruesit e zhgënjyer ishin të shpejtë në theksimin e opsioneve "plus-size" dhe kanë theksuar se femrat mesatare britanike mbajnë madhësinë 16. Këngëtarja e muzikës pop, 22 vjeçe, ka paralajmëruar debutimin me linjën e saj të veshjeve dhe ka thënë në "Twitter" që ajo ka dashur që veshjet të jenë 'universale dhe të pranueshme'. Një nga ndjekësit e saj e kishte akuzuar atë se është 'jashtë prekjes me realitetin'. Brendi "Nyden" do të vijë më vonë këtë vit dhe ishte paralajmëruar nga Dua në faqen e saj të 'Twitter'- it. Ajo po ashtu ishte pyetur nëse veshjet e saj do të jenë vetëm për njërën gjini, e ajo u ishte përgjigjur duke thënë se janë të dizajnuara për të gjithë.

 

Image

 

(Kosova Sot)