Adelina Tahiri i shpreh dashurinë burrit 25 vite më të madh, djemtë e rinj e kryqëzojnë: “S’duhet të mburresh me një plak” (Foto)

  • 12 June 2018 - 09:10
Adelina Tahiri i shpreh dashurinë burrit 25 vite më të madh, djemtë e rinj e kryqëzojnë: “S’duhet të mburresh me një plak” (Foto)

Këngëtares së njohur Adelina Tahiri i kanë mbetur vetëm pak muaj për t’u bërë nënë për herë të parë dhe me këtë rast ka realizuar një set fotosh ku ekspozon barkun e rrumbullakosur. Ajo ka publikuar disa postime në “Instagram” ku shfaqet topless, me një këmishë të hapur dhe me xhinse, ku i duken të brendshmet.

Në njërën prej fotove ajo pozon me burrin e saj, milionerin 50-vjeçar, Serjozha Markov, të cilit sërish i ka fshehur fytyrën. Poshtë fotos, ku ai duket se e ka pushtuar me duar, Adelina shkruan: “I love you!” (Të dua ty). Kjo është hera e parë që Adelina ia shpreh kaq hapur dashurinë bashkëshortit, 25 vite më të madh, por nuk kanë vonuar komentet nga djemtë e rinj, të cilët kanë vërshuar me fyerje dhe ofendime.

Në komentet poshtë fotove, shumë prej tyre e paragjykojnë dhe e kryqëzojnë Adelinën duke i thënë “se nuk duhet të mburresh me një plak!”. Të tjerë i shkruajnë se ajo u martua me të vetëm për paratë e tij dhe bën mirë të mos flasë për ndjenja dhe dashuri pasi askush nuk do e besojë. Mes komentuesve ka shumë vajza të reja që i dalin në mbrojtje këngëtares, duke shkruar se dashuria nuk njeh moshë.

E, në fakt, jeta e artistes ka ndryshuar shumë pas martesës. Pothuaj çdo muaj, mediat shkruajnë për dhuratat luksoze që ai i bën, nga bizhutë e deri te makinat e shtrenjta. Për të mos folur për banesën e re ku ata kanë filluar të jetojnë, pamjet përrallore të së cilës Adelina i ndau me ndjekësit në “Instagram”.

Adelina është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe nga kjo martesë pret të sjellë në jetë një djalë. Historia e saj me avokatin nga Maqedonia u bë publike vitin e kaluar. Adelina deklaroi vetë se mori propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar edhe unazën super të shtrenjtë. Në fillim e mbajti të fshehtë identitetin e tij, por emri u zbulua shumë shpejt dhe bëhej fjalë për Serjoza Markov, avokatin më të pasur në Maqedoni.

Ky avokat njihet për lidhjet e tij me Nikola Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE. Burri i Adelinës komentohet si një njeri i pushtetshëm dhe kjo është arsyeja pse lajmi i martesës së artistet u komentua kaq shumë.

(Kosova Sot)